Insajderi
Lajme

Ferizaj: Gruaja i thotë policisë se është rrahur nga vjehrri dhe kunata, shkak pronësia e një veture

Insajderi
18 August 2025 - 08:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizaj: Gruaja i thotë policisë se është rrahur nga vjehrri dhe kunata, shkak pronësia e një veture
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grua e moshës 32 vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj 62 vjeçar dhe kunata e moshës 20 vjeçare në Ferizaj.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor pas sulmeve të supozuara, shkruan Insajderi.

“Lëndimi i lehtë trupor dhe  ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ në Ferizaj. Më datën 17.08.2025, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar për një rast të ‘Lëndimit të lehtë trupor’. Pala e dëmtuar, një femër 32-vjeçare, ka deklaruar se në shtëpinë e saj ishte keqtrajtuar fizikisht nga vjehrri 62-vjeçar dhe vajza e tij 20-vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e një veture. Si pasojë, viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia bën të ditur se hetuesia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pushkë automatike me dy karikatorë.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dytë më pas janë liruar në procedurë të rregullt, bën të ditur policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark