Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët, pilotët bëjnë ulje emergjente në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aeroplani me pasagjerë që po fluturonte nga Greqia në Gjermani përfshihet nga flakët, pilotët bëjnë ulje emergjente në Itali

    Insajderi
    18 August 2025 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aeroplan Boeing 757-300 i Condor Airlines, i cili udhëtonte nga ishulli grek i Korfuzit për në Dyzeldorf, ishte përfshirë nga flakët menjëherë pas ngritjes.

    Aeroplani, që mbante 263 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, pësoi zjarr në motor menjëherë pas nisjes, shkruajnë mediat e huaja.

    Pas kësaj, pilotët vendosën shpejt të kryenin një ulje emergjente në Brindisi të Italisë, ku aeroplani u ul në mënyrë të sigurt.

    Përfaqësuesit e linjës ajrore thanë se zjarri u shkaktua nga një ndërprerje në rrjedhën e ajrit të motorit.

    Shumë pasagjerë u detyruan të kalonin natën në aeroportin e Brindisit për shkak të mungesës së akomodimit në hotel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark