Gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtim nga vendimmarrja në aktgjykimin e Kushtetueses pas deklaratave të Osmanit, iu refuzua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtim nga vendimmarrja në aktgjykimin e Kushtetueses pas deklaratave të Osmanit, iu refuzua

    Insajderi
    18 August 2025 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radomir Laban, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese për të cilin presidentja Vjosa Osmani tha se cenon sigurinë kombëtare e për çka u tërhoq edhe nga kërkesa, kishte kërkuar që të tërhiqet nga vendimmarrja e aktgjykimit që sqaron çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    Kjo kërkesë iu kishte refuzuar nga Kushtetuesja, vetëm dy ditë pasi Osmani kishte dalë në konferencë për media dhe kishte thënë se nuk mund t’i lihet që të jetë gjyqtar raportues për një çështje kaq të rëndësishme një gjyqtar që cenon sigurinë shtetërore, shkruan Insajderi.

    Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykim.

    Nëpërmjet një konference më 5 gusht, Osmani tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj për sqarim të situatës për konstitumin e Kuvendit është caktimi si gjyqtar raportues për këtë rast Radomir Laban.

    Në përputhje me Ligjinpër Gjykatën Kushtetuese dhe në përputhje me Rregulloren, kam tërhequr kërkesën të paraqitur në gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës, tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar institucione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës“, kishte thënë Osmani.

    Megjithatë, përkundër faktit se gjyqtari nga komuniteti serb, Radomir Laban, sipas Osmanit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, dhe sipas Qeverisë Kurti e Lëvizjes Vetëvendosje ka lidhje edhe me Milan Radojiçiqin, gjyqtari serb ishte ftuar zyrtarisht nga liderët e shtetit të marrë pjesë në ceremoninë e 17 vjetorit të festimit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark