“Thojke po du me nejt spital me u shëru” -Familjarët e 47 vjeçarit që vuante nga depresioni akuzojnë shtetin për vetëvrasjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Thojke po du me nejt spital me u shëru” -Familjarët e 47 vjeçarit që vuante nga depresioni akuzojnë shtetin për vetëvrasjen e tij

    Insajderi
    18 August 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abdyl Çerkezi, nipi i M.Ç. pretendon se për shkak të neglizhencës së spitalit të psikiatrisë, axha i tij u var në litar në mëngjesin e sotëm.

    Ai thotë se më 16 gusht e kishte dërguar axhën e tij, M.Ç. në psikiatri në gjendje të rënduar psikike, por psikiatrja që e kontrolloi nuk e kishte shtrirë në spital, por e kishte liruar për në shtëpi duke i dhënë vetëm një terapi.

    Në një rrëfim për Insajderin, ai tregon se i ndjeri kishte probleme psikike prej një kohe të gjatë, saqë dy herë e kishte djegur edhe shtëpinë e tij.

    Sipas tij, organet e rendit nuk kishin marrë masa, ndërsa policia vetëm e kishte dërguar në burg, pa u kujdesur që ai të trajtohej.

    Më tutje nipi i viktimës ka thënë për Insajderin se me datë 16 e kishte lënduar vetën në disa pjesë trupit.

    Lidhur me këtë çështje Gazeta Insajderi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Klinika e Psikiatrisë.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark