Insajderi
Lajme

Incident i rëndë në Gjilan: Personi pëson djegie nga rryma, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Insajderi
18 August 2025 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Incident i rëndë në Gjilan: Personi pëson djegie nga rryma, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është dërguar në gjendje të rëndë sot në Qendrën Emergjente të QKUK-së pasi i njëjti ka rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin për media e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili tha se i njëjti është transferuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror.

“Është sjellë nga spitali i Gjilanit, gjendje shumë e rëndë, pas intervenimit nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë plastike dhe urologjisë, pacienti është transferuar në MIQ për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja shumë e rëndë dhe jo stabile.”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark