Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet zyrtari i Agjencisë Pyjore në Prizren

    Insajderi
    19 August 2025 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    I dyshuari, që ushtronte detyrën e teknik-ut të pylltarisë në rajonin e Prizrenit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

    Sipas informacioneve zyrtare, ai ka marrë para nga qytetarë të ndryshëm të këtij rajoni, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare.

    Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij kanë filluar hetimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark