
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është përfshirë në kërkimet për gjetjen e 67-vjeçarit Beqir Malokaj nga Istogu, i cili është raportuar i zhdukur para dy ditësh.
Përfshirja e shoqatës në këtë operacion është bërë me kërkesë të Policisë së Kosovës.
“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor në Istog – Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar në operacionin për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç), i raportuar i zhdukur,” thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.
Shoqata thekson se po punon ngushtë me Policinë e Kosovës me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të operacionit dhe gjetjes sa më të shpejtë të personit të zhdukur.