Cakolli: Nuk ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e deputetëve me gjasë janë ende në pushime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Nuk ka arsye ligjore pse s’u thirr seanca menjëherë, një pjesë e deputetëve me gjasë janë ende në pushime

    Insajderi
    19 August 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me publikimin e plotë të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me bllokadën në Kuvend përmes të cilit u dhanë rregulla të reja për konstituimin e Kuvendit, deputetët e Kuvendit të Kosovës proceduralisht mund të mblidheshin menjëherë.

    Por, pasi kjo nuk ndodhi, Eugen Cakolli i KDI-së, thotë se me shumë gjasë arsyeja është se një pjesë e deputetëve janë ende në pushime për shkak se s’ka arsye ligjore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë.

    “Mos keni dilema!  Nuk ekziston asnjë arsye ligjore, procedurale apo përgatitore pse vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit nuk u thirr menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Thjesht, një pjesë e deputetëve, me gjasë, janë ende në pushime”.

    Cakolli ka kritikuar ata duke thënë se humbja e dy ditëve të para tregon se rehatia e tyre politike është më e rëndësishme se themelimi i institucioneve të reja.

    “Çdo ditë që kalon kot është ditë më pak për zgjidhjen e bllokadës. Dhe kur problemi është mungesa e vullnetit politik, humbja e dy ditëve të para tregon qartë se rehatia politike mbetet më prioritare sesa funksionaliteti institucional”.

    Pas publikimit të aktgjykimit në Gazetën Zyrtare dje dhe me përfundimin e masës për pezullim të përkohshëm të Kuvendit nga gjykata, deputetët duhet të mblidhen brenda 48 orëve për të vazhduar me seancën konstituive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark