
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër të lënduarit në aksidentin në Dollc të Klinës janë liruar, ndërsa një po trajtohet akoma në Kirurgji, por ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit trafiku në fshatin Dollc të Klinës, katër kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë, ku është nën kujdesin e ekipeve tona mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.”
Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë-Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë dhe kushtet e rrugës.
Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas përball me autobusin.
“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё
cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në komunikatë.