"Nuk është mirë me u zgërdhi, jeni vënë në anën e vrasësve", burri i Albulena Haxhiut i ashpër në mbledhjen e KQZ-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është mirë me u zgërdhi, jeni vënë në anën e vrasësve”, burri i Albulena Haxhiut i ashpër në mbledhjen e KQZ-së

    Insajderi
    21 August 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka kritikuar ashpër përfaqësuesit e shoqërisë civile.

    Ai madje i ka akuzuar se po dalin në mbrojtje të vrasësve të policëve.

    “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe uroj që këtë herë të jenë në anën e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe nuk është mirë me u zgërdhi po është mirë me dëgju sepse jeni, me vetëdije a pa vetëdije, po dilni në mbrojtje të atyre shkelësve të vazhdueshëm të shtetit të Kosovës, të vrasësve të policëve tanë vetëm për ca fonde që ju jep dikush edhe jeni duke e deformu punën e KQZ’së në vazhdimësi. Dhe është mirë që kur të hyni në insticuionin tonë të jeni më serioz dhe kur keni mungesë informacionesh t’i merni nga dora e parë, t’i lexoni mirë dhe nëse doni me ardhë në KQZ’së vini përmes rrugëve ligjore dhe hajdi kontribuoni si shoqëri civile por jo me tallje”, tha Krasniqi, që është bashkëshorti i Albulena Haxhiut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark