
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 50-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në fillim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u njoftuan lidhur me zbatimin e vendimit të PZAP-it, i datës 18.08.2025 për miratimin e rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për certifikimin e subjektit politik “Lidhja e Prishtinës” dhe 56 kandidatëve të saj për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për decertifikimin e një kandidati nga radhët e subjektit politik të certifikuar E VËRTETA dhe në vend të tij certifikimin e një kandidati tjetër.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të katërt me 33 subjekte politike, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 4,913 kandidatë, prej të cilëve 156 kandidatë për Kryetarë të Komunave dhe 4,757 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (21 gusht 2025) është: