Çeku: Me mbështetjen e Mefail Bajqinovcit fitoren në Prishtinë e kam të sigurt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Me mbështetjen e Mefail Bajqinovcit fitoren në Prishtinë e kam të sigurt

    Insajderi
    21 August 2025 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka folur për mënyrën se si është pritur kandidimi i tij brenda partisë dhe nga kolegët e tij.

    Çeku është pyetur edhe për reagimin e deputetit Mefail Bajqinovci, i cili vjen nga Prishtina dhe për të cilin kishte pritje se do të ishte kandidati i Kurtit për kryeqytetin.

    Çeku ka deklaruar se mbështetja e Bajqinovcit është vendimtare për të dhe se kjo i jep atij siguri të plotë për fitore në zgjedhjet lokale në Prishtinë.

    “Me mbështetjen e Mefit, unë fitoren e kam të sigurt në Prishtinë. Jemi në terren gjatë gjithë kohës, dhe nuk ua merr mendja çfarë deputeti i jashtëzakonshëm në komunikimin me qytetarë është Mefail Bajqinovci”, ka deklaruar Çeku në Pressing, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark