Insajderi
Lajme

Hajrulla Çeku: Jam rritur e formuar në Prishtinë, e njoh më shumë se Prizrenin

Insajderi
21 August 2025 - 21:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hajrulla Çeku: Jam rritur e formuar në Prishtinë, e njoh më shumë se Prizrenin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se ndonëse është nga Prizreni, pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në kryeqytet.

Çeku tha se në Prishtinë është rritur dhe formuar si person, duke shtuar se problemet e këtij qyteti i ka përjetuar bashkë me banorët.

“Që nga viti 2001 jam lidhur me Prishtinën, janë afër 25 vite që i kam kaluar këtu, vetëm për Prishtinën. Në këtë qytet unë jam rrit e jam formu. Më mirë e njoh Prishtinën sesa Prizrenin. Më shumë e kam përjetu Prishtinën, me problemet e sfidat që i ka”, u shpreh ai në Pressing.

Çeku krahasoi situatën me kryetarin aktual, Përparim Rama, i cili sipas tij është zgjedhur në vitin 2021 pa pasur një lidhje të gjatë jetësore me qytetin.

“Asnjëherë nuk kam besu që është e drejtë të kandidojë për kryetar të një komune ku nuk ke jetuar për afër 25 vjet. Ky ka qenë edhe gabimi që është bërë në Prishtinë në vitin 2021. Është votuar dikush që praktikisht nuk ka jetuar në këtë qytet për një periudhë të gjatë të jetës së tij. Nuk mjafton me qenë vetëm ekspert në një fushë, duhet t’i përjetosh problemet bashkë me banorët”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark