Në rrugë me të brendshme dhe me çizme kauboji, arrestohet dhe dërgohet në spital këngëtari i njohur - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Në rrugë me të brendshme dhe me çizme kauboji, arrestohet dhe dërgohet në spital këngëtari i njohur

    Insajderi
    22 August 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur amerikan dhe fitues i çmimeve Grammy, Lil Nas X, është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit mëngjesin e së enjtes, pas një incidenti të pazakontë që ka ngjallur reagime në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.

    Sipas Policisë së Los Anxhelosit (LAPD), oficerët u thirrën në Ventura Boulevard, në zonën e Studio City, rreth orës 05:30 të mëngjesit (me orën lokale), pas raportimeve për një person që ecte në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme kauboji.

    Pas mbërritjes së policisë, këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill, thuhet se iu afrua në mënyrë agresive oficerëve, madje dyshohet se goditi njërin prej tyre, gjë që çoi në arrestimin e tij për sulm ndaj një zyrtari të rendit publik.

    Pas ndalimit, ai u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një dyshimi për mbidozë ose një gjendje shëndetësore të paqartë. Pas trajtimit mjekësor, këngëtari u lëshua nga spitali dhe u transferua në paraburgim, ku është zyrtarisht i akuzuar për vepër penale kundër një zyrtari të policisë.

    Pamje të publikuara nga portali amerikan TMZ tregojnë reperin duke kërcyer në rrugë dhe duke thirrur kalimtarët me fjalët: “Ejani në festë!”

    Lil Nas X pritej të publikonte albumin e tij të dytë “Dreamboy” brenda këtij viti, por nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga përfaqësuesit e tij për incidentin.

    Lil Nas X u bë i njohur në vitin 2019 me superhitin “Old Town Road”, që theu rekorde duke qëndruar 17 javë në krye të top-listës Billboard. Ai është gjithashtu artisti i parë hapur homoseksual që ka fituar një çmim të Shoqatës së Muzikës Country në SHBA.

    I njohur për stilin e tij provokues dhe mesazhet e forta në videoklipet e tij, ai ka qenë shpesh në qendër të kritikave nga qarqe konservatore në Amerikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark