Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë, bën shqiponjën me duar në shenjë respekti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë, bën shqiponjën me duar në shenjë respekti

    Insajderi
    22 August 2025 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në lagjen Itterbeek të Anderlecht-it, në Belgjikë, ku 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi humbi jetën pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga qeramarrësi i tij.

    Vrasja ndodhi dy ditë më parë dhe ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar atje, por edhe miqtë e tij në mbarë botën.

    Në mes të dhimbjes, një gjest prekës ka ardhur nga aktori i njohur botëror, Jean-Claude Van Damme. Nga një spital në Francë, ku po rikuperohet pas një operacioni në shpinë, Van Damme është ngritur në këmbë dhe ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare – në nder të mikut të tij të ndjerë dhe në respekt të popullit shqiptar.

    Përmes një postimi publik, ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Ndue Mylyshit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark