Shpërndanë lajme të rrejshme kundër tij, Shukri Buja deponon padi kundër disa faqeve që thotë se u takojnë rivalëve në garën për Lipjanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërndanë lajme të rrejshme kundër tij, Shukri Buja deponon padi kundër disa faqeve që thotë se u takojnë rivalëve në garën për Lipjanin

    Insajderi
    22 August 2025 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se ka bërë padi ndaj disa faqeve që kanë shpifur për të.

    Ai tha se këto faqe u takojnë rivalëve të tij politik.

    “Fatkeqësisht, përmes një fushate të orkestruar dhe të organizuar, një numër i vogël individësh janë duke shpifur për mua, duke sulmuar personalitetin tim, të kaluarën time politike, madje edhe jetën time private. Opinionet e mia publike janë duke u keqinterpretuar e transmetuar pjesërisht, po nxirren jashtë kontekstit, vetëm e vetëm për të tentuar të më dëmtojnë në këtë garë politike. Dua ta bëj të qartë: ndaj çdo shpifësi dhe ndaj çdo përpjekjeje për njollosje do të ndërmerren masa ligjore, përmes padive personale dhe në bashkëpunim me organet kompetente gjyqësore dhe policore”

    “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien pre e këtyre grupeve të organizuara, të cilat i frikësohen kandidaturës sime sepse e dinë se me fitoren time do të vijë fundi i keqpërdorimeve me paranë publike dhe me funksionet shtetërore”, ka shkruar ai në “Facebook”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark