Dhjetë të arrestuar pas një rrahjeje mes dy familjeve në Lipjan, policia konfiskon 46-fishekë në vendngjarje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhjetë të arrestuar pas një rrahjeje mes dy familjeve në Lipjan, policia konfiskon 46-fishekë në vendngjarje

    Insajderi
    23 August 2025 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Lipjan janë arrestuar dje dhjetë persona, anëtarë të dy familjeve të ndryshme, pasi janë përfshirë në një përleshje fizike.

    Policia njoftoj se gjatë rrahjes dyshohet se janë përdorur mjete të forta, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë automatike.

    Njësitet policore kanë konfiskuar armën automatike bashkë me dy karikatorë dhe 46 fishekë.

    Si pasojë e përleshjes, janë lënduar dy persona.

    Lipjan  22.08.2025 – 14:44. Janëarrestuar dhjetë  të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur. Njësitet policore  si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë”, njoftoj policia më raportin 24 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark