Kërcënoi inspektoren e tregut në Skenderaj pasi i dha gjobë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënoi inspektoren e tregut në Skenderaj pasi i dha gjobë, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

    Insajderi
    23 August 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një inspektore e tregut nga Skenderaj ka raportuar në polici se është kanosur dhe fyer nga një person i dyshuar gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare.

    Sipas ankueses, konflikti ka ndodhur pasi ajo i kishte shqiptuar një gjobë të dyshuarit për mosvendosjen e çmimeve në të gjithë artikujt brenda lokalit të tij.

    I dyshuari është intervistuar në stacionin policor dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

    “Rr. 28 Nëntori, Skenderaj  22.08.2025 – 11:05. Ankuesja femër kosovare-inspektore e tregut në Skenderaj, ka lajmëruar se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që të njëjtit i kishte shqiptuar një gjobë për mos vendosjen e çmimeve tek të gjithë artikujt brenda në lokal. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark