Ymeri: Opozita ka nisur të përçahet kur Haradinaj shkoj te presidentja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Opozita ka nisur të përçahet kur Haradinaj shkoj te presidentja

    Insajderi
    22 April 2016 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë e vetme në kampin opozitar, Visar Ymeri ka treguar se zyrtarisht tashmë rrugët e tri partive që kanë bashkërenduar veprimet së bashku si opozitë, janë ndarë.

    Por sipas tij kjo ndarje e rrugëve ka nisur qysh moti.

    “Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka  dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri, në emisionin “Argument Plus” në televizionin 21.

    Sipas Ymerit vendimi që Haradinajt për të shkuar tek presidentja ka hapur zyrtarisht rrugën për ndarjen e opozitës.

    E Haradinaj kishte thënë se po shkonte në takim për të përfaqësuar opozitën.

    “I jam përgjigjur pozitivisht takimit të Presidentes në mënyrë që prezantoj qëndrimin tonë, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike”, kishte shkruar Haradinaj, teksa kishte treguar gjashtë arsyet përse kishte shkuar në atë takim.

    E sipas Ymerit, ky vendim dhe të tjera që janë ndërrmarrë një anshëm nga AAK-ja e kanë “dëmtuar kauzën e përbashkët”.

    Në të njëjtin emision, Ymeri ka ripërsëritur faktin se VV-ja nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark