Përleshje mes dy familjeve shqiptare në Itali, pesë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përleshje mes dy familjeve shqiptare në Itali, pesë të lënduar

    Insajderi
    24 August 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje fizike ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, Itali. Sipas karabinierëve, konflikti dyshohet se ka shpërthyer për motive të dobëta, duke përfshirë disa anëtarë të dy familjeve të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.

    Në përfundim të përleshjes, gjashtë burra janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa pesë prej tyre, me moshë nga 27 deri në 66 vjeç, kanë pësuar lëndime. Tre nga ta janë dërguar në spital me lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta, shkruan Noa.al.

    Gjykata e Barit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të gjashtë të ndaluarit, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta që çuan në këtë përplasje të dhunshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark