Vdiqën në moshë të re në aksidentin fatal në Sarandë, publikohet foto e dy motrave që mbetën viktima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdiqën në moshë të re në aksidentin fatal në Sarandë, publikohet foto e dy motrave që mbetën viktima

    Insajderi
    25 August 2025 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e lënduar.

    Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.

    Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

    Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

    Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark