Krasniqi për Dimal Bashën: Ne ua votojmë, por qiteni një tjetër – të paktën mos ta bëjmë horë këtë Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi për Dimal Bashën: Ne ua votojmë, por qiteni një tjetër – të paktën mos ta bëjmë horë këtë Kuvend

    Insajderi
    26 August 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ne ua votojmë, por qiteni një njeri tjetër – të paktën mos të bëhet horë ky Kuvend,” ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, para seancës së sotme të Kuvendit, duke komentuar përplasjet rreth zgjedhjes së kryeparlamentarit.

    Ai tha se PDK i qëndron qëndrimit të saj që nuk do të votojë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një emër më të denjë për këtë pozitë.

    Ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë se nuk e votojmë një kandidat që ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsult si atë ditë dhe sot është për t’i thënë LVV-së: a jeni të sigurt që vërtet dëshironi ta degradoni nivelin e përfaqësimit të Kuvendit të Kosovës, duke vendosur një kandidat që, për mendimin tonë, as nuk është i duhuri dhe nuk i plotëson kriteret bazike për të qenë kryetar i Kuvendit,” tha Krasniqi, raporton Insajderi.

    Megjithatë, ai shtoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje insiston, PDK do ta japë votën edhe për Dimal Bashën, ndonëse sipas tij, ai nuk është i përshtatshëm për këtë post.

    “Ne ua kishim votu edhe Dimal Bashën – ua votojmë edhe sot, por edhe ata e dinë që nuk duhet me qenë ai kryetar i Kuvendit. Kam prit që kanë me thënë ‘kadal’, sepse nuk i përmbush kriteret bazike për këtë pozicion,” tha ai.

    Krasniqi rikujtoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar.

    “PDK e voton secilin që nuk ka qenë në qeveri.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark