
Valon Lepaja, shefi i prokurimeve në Bankën Qendrore të Kosovës të drejtuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili është denoncuar për një tender për furnizim me gjenerator të ri të këtij institucioni. Ai u denoncua në Prokurori dhe kompania e akuzon se e akuzon se ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Pas raportimit të Insajderit, Prokuroria në Prishtinë ka konfirmuar se po merret me këtë rast
Visar Duriqi
Në fillim të nëntorit të para dy viteve, pra në vitin 2023, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) që drejtohet nga Guvernatori Ahmet Ismaili kishte bërë një thirrje që ta blinte një gjenerator të ri të madh. 80 mijë euro kishte planifikuar që ti shpenzonte për këtë punë.
Por, tenderi as pas afro dy vitesh nuk është blerë. Të dhënat financiare të kosovarëve, në rast të ndonjë ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku është zyra e BQK-së ende duhet të varën nga aktivizimi i gjeneratorit të vjetër.
Ky tender u anulua fillimisht një muaj e tre ditë pas shpalljes. Pa ndonjë gjë konkrete, BQK-ja kishte njoftuar në nëntor të para dy viteve se po e anulon tenderin. “ofertat e dorëzuara nga operatorët ekonomikë nuk i përmbushin/plotësojnë kërkesat teknike dhe administrative të përcaktuara në Njoftimin për Kontratë dhe Dosje të Tenderit”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga divizioni që drejtohet nga Valon Lepaja.
Në organogramin e BQK-se del që Divizioni i Prokurimit dhe Kontraktimit është nën mbikëqyrje të Zëvendësguvernatores Nesrin Shileku – Shala, që me është zëvendëse e Guvernatorit të shtetit për Funksione të Përgjithshme.
Në shkurt 2024 Divizioni i Valon Lepaës, që është nën patronazhin e Zëvendësguvernatores Nesrin Shileku – Shala e shpall edhe një herë këtë tender: Gjenerator për BQK-në deri në 80 mijë euro.
Disa muaj më vonë, në prill 2024, ky tender anulohet përsëri. “Arsyeja e anulimit të aktivitetit të prokurimit: Anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit është bërë në përputhje me nenin 40 të Rregullës së prokurimit në BQK, respektivisht sipas dispozitës 1 të këtij neni, para nënshkrimit të kontratës, duke mos iu dhënë të drejtë tenderuesve që të kërkojnë ndonjë kompensim. Ky vendim i BQK-së është në pajtim me parimet e përcaktuara në nenin 4 të po të njëjtës Rregull”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Divizioni i Lepjaës.
E pikërisht ky anulim e ka nxitur një kompani në garë që të bëjë kallëzim penal kundër këtij funksionari të lartë të Bankës Qendrore. E akuzon se ka keqpërdorur detyrën zyrtare
Firma që hyri në garë e u prish tenderi, në kallëzimin penal të deponuar në Prokurori, thotë se i plotësonin kushtet për tu shpërblyer me kontratë, akuzon shefin e tenderëve në BQK, Valon Lepaja se e anuloi më shumë se një herë këtë tender.
Për këtë,, ai po pretendon që shefi i prokurimeve në BQK, Lepaja ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 i Kodit Penal të Kosovës.
Derisa Lepaja i kontaktuar nga Insajderi nuk ka pranuar deri tash që të komentoi, Prokuroria në Prishtinë ka konfirmuar për Gazetën se është duke u marrë me këtë rast.
“Lidhur me pyetjen tuaja ju njoftojmë, se prokurori i rastit është në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore mbi këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Gazetën Insajderi dhe bëhet me dije se ky institucion do ta njoftoi Insajderin për çdo zhvillim të ri në rast.
Deri tash në BQK nuk ka njoftim të ri se është shpallur një tender i ri për ta blerë gjeneratorin- jo të paktën tek tenderët publik. Rrejedhimisht, të dhënat e kosovarëve në rast të ndonjë ndërprerje të energjisë duhet të varën nga aktivizimi i gjeneratorit të vjetër të Bankës Qendrore.
BQK-ja, pasi që nuk i bën prokurimet përmes platformës “e-prokurimi”, por me një rregullore të brendshme, mund të ketë shpallur ndonjë tender të negociuar- sekret, një prkatikë shumë e përhapur nëpër institucione që kur në pushtet erdhi Kryeministri Albin Kurti.
Lexo raportimin e Insajderit për këtë rast: