Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Ti je “dem baba dem” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Ti je “dem baba dem”

    Insajderi
    26 August 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.

    Ky vendim i shumëpritur u shoqërua me reagime të shumta: me një zhgënjim nga drejtori i kombëtares së Zvicrës e po ashtu debate në mediet zvicerane, por me entuziazëm dhe krenari në Kosovë dhe mbarë trevat shqiptare.

    Një nga figurat publike që reagoi menjëherë ndaj këtij lajmi ishte këngëtari i njohur Blero.

    Foto: Blero / Instagram

    Ai, përmes një postimi në ‘InstaStory’, shprehu mbështetjen dhe lavdërimet e tij për mesfushorin.

    “Faleminderit bro që tregove gjak shqiptari dhe krenari. Ke bërë përzgjedhjen e duhur sepse ti je dem baba dem. Do të jesh një legjendë tek ne dhe shembulli më i mirë për lojtarët e tjerë. In you we trust [te ti besojmë]”, ka shkruar Blero, duke ndarë gjithashtu një fotografi të yllit të ri.

    Vendimi i Avdullahut u konfirmua nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Leon Avdullahu ka treguar potencial të madh gjatë karrierës së tij me klubet ku ka luajtur, dhe pritet të sjellë energji, kreativitet dhe vizion në repartin e mesfushës së Kosovës. Ai do të jetë një element kyç në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke rritur pritshmëritë për një performancë të suksesshme të “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark