Kush është i fejuari i Taylor Swift? Konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit amerikan - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kush është i fejuari i Taylor Swift? Konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit amerikan

    Insajderi
    27 August 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Travis Kelce, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e NFL-së, është fejuar me superyllin e muzikës pop Taylor Swift.

    Çifti, që prej dy vitesh janë në një lidhje, ndanë lajmin e gëzueshëm dje përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

    Në mbishkrimin e fotografisë, ata kanë shkruar: “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i edukimit fizik po martohen”

    Por, kush është Travis Kelce?

    I lindur në vitin 1989 në Westlake, Ohio, Kelce nisi karrierën e tij profesionale në vitin 2013, pasi u përzgjodh në raundin e tretë të draftit nga Kansas City Chiefs.

    Me kalimin e viteve, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke u vendosur si një nga më dominuesit të historisë së NFL-së.

    Në sezonin 2022, ai hyri në histori si ‘tight end’ i pestë që arrin shifrën e 10,000 jardëve në pritje gjatë karrierës.

    Aktualisht, Kelce po përgatitet për sezonin e tij të 13-të dhe, sipas burimeve pranë tij, mund të tërhiqet nga sporti pas vitit 2026.

    Jeta jashtë fushës

    Përveç futbollit, Kelce është i njohur edhe për aktivitetet në industrinë e argëtimit.

    Ai ka moderuar reality shoun “Catching Kelce”, është shfaqur në programe të njohura si “Saturday Night Live” dhe së bashku me vëllain e tij Jason, drejton podcast-in e suksesshëm “New Heights”.

    Travis Kelce

    Në një prej episodeve të këtij podcast-i, u ftua edhe Taylor Swift, e cila prej kohësh shihej shpesh në tribunat e stadiumeve duke mbështetur partnerin e saj.

    Nga ana tjetër, Kelce ka ndjekur koncertet e turneut botëror të këngëtares dhe madje është ngjitur në skenë gjatë njërit prej tyre.

    Një histori dashurie në qendër të vëmendjes

    Fejesa e Kelce dhe Swift ka ngjallur entuziazëm tek fansat, duke u parë si një nga lidhjet më të bujshme mes botës së sportit dhe muzikës.

    Me një karrierë të suksesshme sportive nga njëra anë dhe një ikonë të muzikës pop nga ana tjetër, dyshja pritet të mbetet gjatë në qendër të vëmendjes mediatike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark