Rama reagon pasi Aliu dha dorëheqje: Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek idealet e larta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama reagon pasi Aliu dha dorëheqje: Largimi i tij nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek idealet e larta

    Insajderi
    27 August 2025 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi ministri Liburn Aliu dha dorëheqje.

    Rama në një postim në “Facebook” tha se largimi i Aliut është një humbje për institucionet.

    “Dua ti shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit. Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik. I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar”, ka shkruar Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark