Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkruan për krimet e Serbisë në Kosovë, s’ka ndonjë reagim për pamfletin anti-UÇK të kryeparlamentarit Basha

    Insajderi
    27 August 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën u raportua për një pamflet që Dimal Basha në autorësi e kishte botuar në vitin 2012, ku akuzonte rëndë UÇK-në.

    Basha ndonëse e ka emrin si autor tha se ka shkruar vetëm kapitullin 3 rreth Islamit fundamentalist, pa treguar pse pranoi të jetë bashkëautor në një pamflet kundër UÇK-së.

    Për këtë zhvillim nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

    Kurti ka shkruar në Facebook rreth një fjalimi që mbaji gjatë ditës me rastin e prezantimit të metodologjisë së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike të kryera gjatë luftës në Kosovë.

    “Lufta në Kosovë ishte projekt i shkatërrimit e i asgjësimit, i plaçkitjes e i rrëmbimit nga ana e forcave të Serbisë, me krime të organizuara e të planifikuara. Gjatë luftës, populli i Kosovës përjetoi dhimbje të mëdha: vrasje, zhdukje me dhunë, dëbime masive, shkatërrim të pasurisë dhe plaçkitje sistematike. Krahas dëmit të jashtëzakonshëm në jetët e njerëzve nga gjenocidi i Serbisë, në Kosovë janë shkaktuar edhe dëme të pallogaritshme ekonomike, përfshirë djegien e pronave private dhe publike, rrënimin e infrastrukturës, shkatërrimin e objekteve kulturore e arsimore, grabitjen dhe shkatërrimin e trashëgimisë shpirtërore dhe kombëtare. Dokumentimi i tyre është jetik”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark