Flick i kërkon Barcelonës regjistrimin urgjent të një lojtari në La Liga - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Flick i kërkon Barcelonës regjistrimin urgjent të një lojtari në La Liga

    Insajderi
    28 August 2025 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka insistuar që portieri Wojciech Szczesny të regjistrohet menjëherë për sezonin e ri, raporton Diario Sport.

    Flick e sheh përvojën dhe cilësinë e portierit polak si element kyç për dhomën e zhveshjes, sidomos përballë sfidave të mëdha që i presin katalanasit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.

    Në përgjigje të kërkesës së tij, bordi i Barcelonës ka vepruar shpejt për të krijuar hapësirë në skuadër dhe për të shmangur pengesa nga rregullat financiare të La Ligas.

    Prioriteti kryesor ishte ulja e faturës së pagave dhe lirimi i një vendi në listën zyrtare të ekipit.

    Një hap vendimtar në këtë proces ishte huazimi i portierit Inaki Pena te Elche.

    23-vjeçari kishte kohë që ishte në bisedime për një largim të përkohshëm, por këmbëngulja e Flick për regjistrimin e Szczesnyt përshpejtoi negociatat dhe finalizimin e marrëveshjes.

    Me largimin e Peñës, Barcelona tashmë është në pozitë që ta konfirmojë Szczesnyn si pjesë të skuadrës për sezonin e ri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark