Rutte: Sulmet ruse në Kiev, tregojnë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rutte: Sulmet ruse në Kiev, tregojnë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë

    Insajderi
    28 August 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur për sulmet ruse të natës së mbrëmshme që ndodhën në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

    Në një postim në X, Rutte ka pohuar se duhet të sigurohen që Ukraina të mund të mbrojë veten.

    “Sulmet e tmerrshme të natës së kaluar në Kiev, që vranë kaq shumë civilë të pafajshëm, tregojnë edhe një herë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë”.

    “Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, ka thënë Rutte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark