Juventus synon transferimin e Edon Zhegrovës, kjo është oferta fillestare - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Juventus synon transferimin e Edon Zhegrovës, kjo është oferta fillestare

    Insajderi
    28 August 2025 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi italian i Juventus po përgatitet të bëjë hapin e parë për të siguruar shërbimet e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova.

    Sipas ekspertit të transferimeve Nicolo Schira, bardhezinjtë do t’i ofrojnë klubit francez Lille një ofertë fillestare prej rreth 12 milionë eurosh plus bonuse, për të bindur francezët që të pranojnë transferimin.

    Zhegrova ka arritur gjithashtu një marrëveshje personale me Juventusin për kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

    Tani, bardhezinjtë presin përgjigjen e Lille, ndërsa tifozët e Juventusit shpresojnë që Zhegrova të bëhet pjesë e skuadrës sa më shpejt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark