Insajderi
Lajme

Kryeziu: Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori

Insajderi
30 August 2025 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeziu: Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu ka kërkuar që të votohet cilido kandidat që del nga shorti dhe të mbyllet kjo histori.

Ai tha kushdo që ka pakënaqësi le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Tani që konstituimi i Kuvendit ka ngelur peng vetëm për shkak të dështimit për të zgjedhur nënkryetarin e fundit, partitë politike nuk duhet ta marrin mbi vete rolin e Gjykatës Kushtetuese.

Nuk bllokohet shteti sepse aty dikush do të tregojë që e ka mirë e ai tjetri e paska keq. Aman votojeni cilindo kandidat që del nga shorti dhe mbylleni këtë histori. Kushdo që ka pakënaqësi le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese“, thuhet në postim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark