Balje për ndarjen e votimit për nënkryetar: Ndoshta u bë për me ble kohë, tash kemi zgjedhje lokale, shumica e deputetëve janë të zënë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Balje për ndarjen e votimit për nënkryetar: Ndoshta u bë për me ble kohë, tash kemi zgjedhje lokale, shumica e deputetëve janë të zënë

    Insajderi
    30 August 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja Duda Balje ka thënë se më herët nënkryetarët e komuniteteve janë votuar në pako. Megjithatë ajo thotë se ndarja e votimit që ndodhi në këtë legjislaturë, u bë shkak për krijimin e një problemi të ri në Kuvend.

    Ajo thotë se këtë e sheh si të qëllimshme, meqë Kurti dëshiron të blejë kohë. Balje shton se tashmë po afrohen zgjedhjet lokale dhe shumica e deputetëve duan të angazhohen për zgjedhje.

     “Deri tash kemi votuar në pako. Vetëm hapin që duhet me votuar veç e veç, ka qenë problemi që e kemi sot. Është pak me qëllim. Ndoshta për me ble kohë, tash kemi zgjedhje lokale, shumica e deputetëve janë zënë. Aryseja kryesore është bleraj e kohës”, ka thënë ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark