Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, 16-vjeçari thyen xhamat dhe kamerat e shkollës në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, 16-vjeçari thyen xhamat dhe kamerat e shkollës në Shqipëri

    Insajderi
    30 August 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, një i mitur ka shkaktuar dëme në një shkollë në Kurbin të Shqipërisë.

    Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht, ndërsa policia njofton se ndaj 16-vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.

    Sipas policisë, i mituri dyshohet se ka thyer xhamat e shkollës në Fushë-Mamurras dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë.

    “U referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 24.08.2025, dyshohet se ka thyer xhamat e një shkolle në Fushë-Mamurras, Kurbin, si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë”, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark