
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, është kthyer në Kuvend pas një largimi të shkurtër, për t’u përgjigjur akuzave të Hekuran Muratit dhe Alublena Haxhiut, të cilët pretenduan se partitë e ish-opozitës po bashkëpunojnë me Listën Serbe.
Bajrami ka shpjeguar se, pasi dëgjoi deklaratat e Muratit dhe Haxhiut, vendosi të rikthehej në Kuvend për t’iu drejtuar qytetarëve.
Ajo i quajti akuzat e tyre hipokrite dhe theksoi se Mimoza Kusari-Lila kishte qenë ajo që kishte komunikuar me Millan Radojçiqin, duke i kundërshtuar kështu insinuatat që kishin bërë kolegët e saj.
“Është hipokrizi me dalë para mediave, 2 eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me apostrofu partitë tjera që kinse na jemi me Listën Serbe, ndërkohë që janë përgjimet e Mimoza Kusarit duke qenë shefe e 58 deputetëve me Listën Serbe dhe me Milan Radojçiqin”, ka thënë Bajrami.