
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka marrë mbështetje të fuqishme nga veprimtarët e hershëm të partisë në këtë qytet, Dr. Pajazit Pllana, Veli Karaqa, si dhe nga mësuesi dhe veterani i UÇK-së, Beqir Asllani.
Tahiri ka vlerësuar lartë kontributin e këtyre figurave të njohura, duke theksuar se mbështetja e tyre për kandidaturën e tij është një shenjë e fortë e besimit dhe angazhimit për zhvillimin e Vushtrrisë.
Ai ka shprehur mirënjohjen për këtë përkrahje dhe ka shtuar se angazhimi i këtyre veprimtarëve është një motivim shtesë për të vazhduar punën e tij në shërbim të qytetarëve.
Postimi i Xhafer Tahiri:
Kafja e mëngjesit, biseda e inspirim!
Mbështetja nga veprimtarët e ditëve të para – Dr. Pajazit Pllana, Veli Karaqa dhe mësuesi Beqir Asllani veteran i UÇK-së– është motiv dhe inspirim i madh për mua dhe për gjithë ne që e duam këtë vend.
Rruga që ata nisën me sakrificë e përkushtim është udhërrëfyesi ynë për ta vazhduar punën me nder e përgjegjësi për të ardhmen e Vushtrrisë dhe Kosovës sonë.