Ky është i mituri që u raportua i zhdukur në Deçan, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i mituri që u raportua i zhdukur në Deçan, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Insajderi
    31 August 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja e Eglantin Qorraj, një djali të mitur në Carrabreg të Deçanit, po kërkon ndihmë në gjetjen e tij, i cili u raportua i zhdukur të shtunën në mëngjes.

    I mituri nuk gjendet në gjendje të mirë shëndetësore, andaj dhe familja po kërkon bashkëpunim në gjetjen e më të dashurit të tyre.

    Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

    “Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark