I mbijetoi aksidentit si fëmijë, por humbi jetën tragjikisht në moshën 23-vjeçare, historia prekëse e Gabriel Llucës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I mbijetoi aksidentit si fëmijë, por humbi jetën tragjikisht në moshën 23-vjeçare, historia prekëse e Gabriel Llucës

    Insajderi
    31 August 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një detaj prekës që ka dalë në dritë pas aksidentit është historia personale e njërit prej viktimave, Gabriel Lluca.

    Siç shkruan Top Channel, në moshën 8-vjeç, ai i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë pranë derës së shkollës “Demir Godelli” në Peqin ku ndodhet edhe shtëpia e familjes Lluca, kur një automjet i kishte kaluar sipër trupit duke i shkaktuar fraktura dhe plagë të shumta.

    Asokohe, historia e tij kishte prekur zemrat e shumë njerëzve për fatin e madh, pas mbijetesës së tij të mrekullueshme. Por fati nuk e kurseu këtë të diel fund gushti. 12 vite më vonë, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën që lamë pas nga një aksident tragjik në qytetin e tij duke lënë pas një dramë e boshllëk të madh në familje dhe në mesin e bashkëmoshatarëve si një djalë energjik, i dashur dhe gjithmonë i buzëqeshur.

    Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, ndërsa babai i tij Agroni ndërroi jetë tri vite më parë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe po shqyrtohen kamerat e sigurisë në zonë si dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e mjetit dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark