Mbi 1 mijë gjoba u shqiptuan javën e kaluar nga policia e rajonit të Ferizajt, u konfiskuan edhe patentë shoferë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 1 mijë gjoba u shqiptuan javën e kaluar nga policia e rajonit të Ferizajt, u konfiskuan edhe patentë shoferë

    Insajderi
    01 September 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 805 gjoba dhe janë pezulluar 30 patentë shoferë.

    Po ashtu janë raportuar 45 aksidente trafiku me 22 persona të lënduar.

    “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:-Stacionit më të afërt policor- Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”- Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark