Kompania KosovaMed Healthcare ka bërë një gjest solidariteti ndaj një qytetari. Përmes donatorit Kastriot Asllani, ka dhuruar një karrocë elektrike për qytetarin Erblin Lika, duke i lehtësuar ndjeshëm përditshmërinë dhe lëvizshmërinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkurta Haxhiu, e cila ka falënderuar publikisht donatorin në rrjetet sociale, duke shkruar: “E gëzofsh karrocën elektrike Erblin Lika dhe faleminderit donatorit Kastriot Asllani i cili dhuroi karrocën për Erblinin.”
“Uroj që karroca e re të të sjellë lehtësim në çdo ditë dhe shumë buzëqeshje. E gëzofsh gjithmonë me shëndet, Erblin Lika“, ka shkruar donatori Kastriot Asllani në Faecbook.
Erblini duket mjaft i lumtur në karrocën e re.