Parada ushtarake në Kinë, Vuçiq i pranishëm: Forcim i bashkëpunimit në disa fusha mes vendeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parada ushtarake në Kinë, Vuçiq i pranishëm: Forcim i bashkëpunimit në disa fusha mes vendeve

    Insajderi
    03 September 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë sytë janë nga Pekini. Ajo që veçohet, parë nga zhvillimet në Ballkan është prezenca e presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit sllovak Robert Fico, të dy te njohur për qëndrimet e tyre, më së paku ndryshe nga linja e Brukselit.

    Ata kanë shfrytëzuar udhëtimin si për mesazhe politike por edhe për forcim të marrëdhënieve tregtare. Vetëm presidenti serb ka njoftuar se ka takuar se paku 14 kompani kineze më të cilat kërkon të forcojë bashkëpunimin ne disa fusha, përfshirë infrastrukturën apo  teknologjinë e informacionit.

    Vuçiq deklaroi në llogarinë e tij në Instagram se kompania kineze, e specializuar në inxhinierinë e minierave dhe sistemet e mbrojtjes, ka treguar interes të madh për të bërë biznes dhe për të investuar në Serbi.

    Ndërsa Fico, ka qenë i shoqëruar në këtë udhëtim edhe nga Miroslav Lajčak, këshilltar i tij për çështjet e Ballkanit Perëndimor.

    Vuçiç dhe Fico morën pjesë në një paradë ushtarake që shënonte 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore në Sheshin Tiananmen në Pekin, me ftesë të Presidentit kinez Xi Jinping, ndërsa herën e fundit që Vuçiç dhe Fico u takuan ishte në maj të këtij viti, gjatë një vizite në Moskë dhe festimeve të Ditës së Fitores.

    Besnikërinë ndaj Moskës Vucic nuk ngurroj ta tregonte edhe gjate kësaj vizite. Ai i premtoi presidentit rus Vladimir Putin ballë për ballë besnikëri për neutralitet ushtarak dhe ruajtjen e të njëjtit qëndrim përsa i përket sanksioneve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark