Rrahje mes tri femrave në një familje në Pejë, njëra kërkon ndihmë mjekësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes tri femrave në një familje në Pejë, njëra kërkon ndihmë mjekësore

    Insajderi
    04 September 2025 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për një rast të dhunës në familje në Pejë.

    Sipas raportit 24-orësh, thuhet se dy femra kanë raportuar se janë sulmuar nga një femër tjetër.

    “Pejë / 03.09.2025 – 14:00. Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se janë sulmuar nga e dyshuara femër kosovare”, thotë PK-ja.

    Ndërkaq, thuhet se njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

    Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje & Lëndim i lehtë”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark