Video/ Momente dramatike në Turqi, jahti luksoz fundoset vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Video/ Momente dramatike në Turqi, jahti luksoz fundoset vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë

    Insajderi
    04 September 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një jaht luksoz, i vlerësuar rreth 700 mijë paund, u fundos vetëm disa minuta pasi u lëshua për herë të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut, në veri të Turqisë.

    Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin dramatik kur jahti i quajtur “Dolce Vento” u përmbys dhe u zhyt në ujë vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë.

    Fillimisht lëshimi i tij në det u duk i suksesshëm, por pak sekonda më vonë, jahti filloi të anohej rrezikshëm. Në bord shpërtheu paniku, ndërsa anija vazhdonte të humbiste ekuilibrin dhe më pas u fundos plotësisht. Një prej personave u filmua teksa mundohej të ngjitej mbi mbeturinat e anijes së zhytur.

    Sipas raportimeve, jahti ishte 24 deri në 30 metra i gjatë, ndërtuar në kantierin Med Yilmaz Shipyard dhe i dorëzuar së fundmi pronarit nga Stambolli.

    Fatmirësisht, askush nuk humbi jetën. Pronari i jahtit, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit arritën të notonin drejt bregut dhe dolën të padëmtuar.

    Menjëherë pas mbytjes, roja bregdetare dhe ekipet portuale ngritën një perimetër sigurie, ndërsa filluan operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit të jahtit.

    Kantieri ku u ndërtua mjeti njoftoi se do të kryhet një hetim për të zbuluar shkakun e incidentit. Ekspertët sugjerojnë se shkaku më i mundshëm lidhet me probleme stabiliteti, të shkaktuara nga llogaritje të gabuara të “lartësisë metacentrike” të jahtit – një element kyç në projektimin e anijeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark