Ujkani: Barcelona e Real Madridi ishin interesuar për Zhegrovën, por në fund ai e zgjodhi Juventusin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ujkani: Barcelona e Real Madridi ishin interesuar për Zhegrovën, por në fund ai e zgjodhi Juventusin

    Insajderi
    04 September 2025 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona dhe Real Madridi kishin shprehur interesim për Edon Zhegrovën. Për këtë siguron zëvendës-drejtori i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

    Ish-portieri i njohur kosovar, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në futbollin italian, ka zbuluar prapaskena nga muajt e kaluar kur ylli kosovar ishte në kërkim të ndërrimit të ekipit, para se të vendoste përfundimisht për Juventusin ditë më parë.

    “Së fundmi nuk e di, por muaj më parë Zhegrova pëlqehej shumë në Spanjë: Barcelona dhe Real Madridi kishin kërkuar informacione për të dhe i kishin bërë hapat e parë. Në përgjithësi, ishte mjaft i vlerësuar”, u shpreh Ujkani për mediumin italian “Tuttosport”.

    “Në Itali, ndërkohë, Napoli besoj që ka qenë i pari i interesuar. E në fakt, Edoni më kërkonte paksa më shumë informacione për kampionatin italian. Por, në fund nuk u bë asgjë. E tash jam i lumtur ta shoh në Juventus dhe unë ia këshillova këtë ekip Edonit shkaku i trajnerit Tudor dhe për madhështinë e klubit”, përfundoi ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe i Kosovës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark