Me negocim/ Pas tenderit 3 milionësh për urat mbi Ibër, EUROKOS Holding merr edhe kontratën prej 480 mijë eurosh për rrugën lidhëse të urës së re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Me negocim/ Pas tenderit 3 milionësh për urat mbi Ibër, EUROKOS Holding merr edhe kontratën prej 480 mijë eurosh për rrugën lidhëse të urës së re

    Insajderi
    04 September 2025 - 12:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas projektit të dy urave mbi lumin Ibër me vlerë 3 milionë euro, kompania EUROKOS Holding Sh.p.k. ka siguruar një tjetër kontratë nga Qeveria. Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë sot tenderin prej afro gjysmë milioni euro për ndërtimin e rrugës që lidh Urën e Re me rrugën kryesore në Mitrovicë Veri–Jug. Edhe kjo kontratë është dhënë përmes procedurës së negociuar.

    Gazeta Insajderi

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar sot (04.09.2025), se ka dhënë kontratën për ndërtimin e rrugës që lidh urën e re me rrugën kryesore në Mitrovicë Veri-Jug.

    Kontrata iu dha kompanisë EUROKOS Holding Sh.p.k., me një vlerë prej 479,999.86 euro.

    Procedura e prokurimit është zhvilluar me negocim pa publikim të njoftimit për kontratë

    Sipas dosjes së tenderit, punimet do të kryhen mbi bazën e projektit të porositur dhe të pranuar nga Komuna e Mitrovicës Veriore.

    Projekti përfshin ndërtimin e rrugës nga Ura e Re deri te lidhja me rrugën “Çlirimi” në Mitrovicën Veriore.

    Projekti për ndërtimin e rrugës nga Ura e re deri te lidhja me rugën Çlirimi në Mitrovicën Veriore , është hartuar nga kompania projektuese “Smart Line”-Prishtinë . • Sigurimi i kualitetit të materialeve dhe cilësisë së punimeve Testimet e materialëve dhe cilësisë së punimeve nga betoni duhet të bëhen , bazuar në Normat Europiane (EUROCOD) AASHTO dhe CNR dhe përshkrimeve të punëve me kushtet teknike të dhëna në projektin Ndërtimi i rrugës nga Ura e re deri te lidhja me rrugën Çlirimi në Mitrovicën Veriore“, thuhet në dosje.

    Ministria e Infrastrukturës theksoi se kontrata nuk parashikon nënkontraktim.

    EUROKOS Holding Sh.p.k fitoi edhe tenderin prej 3 milionë euro për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër

    Më 1 korrik 2025, Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratën për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.

    Kjo kontratë po ashtu ishte dhënë në formë të negociuar, vlera e secilës është 3 milionë euro.

    Ndërsa, kompania që u shpërblye është kompania e njëjtë “EUROKOS HOLDING” SH.P.K.

    Ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë në Mitrovicë është hapur për qarkullim para një jave.

    Ndërkohë, kujotjmë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimin për 2 mijë kontrata që janë tenderë të negociuar (një burimor).

    Hetimi përfshin edhe tenderin e dhënë në ndërtimin e dy urave mbi Lumin Ibër./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark