
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të shtunën drejtuesit dhe anëtarët e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës dhe promovuam revistën mujore me shkrimin Brail, “Syri ynë”, që financohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se Kuvendi do t’i ketë dyert e hapura për të gjitha kategoritë e qytetarëve me nevoja të veçanta.
“Unë u bëj thirrje të gjitha shoqatave që përfaqësojnë këto kategori të qytetarëve me nevoja të veçanta që të vijnë me iniciativa dhe ne jemi të gatshëm që të ndërhyjmë për ndryshimin e ligjeve, për të përmirësuar e avancuar statusin social të këtyre qytetarëve,” ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Në ndërkohë, sic njofton televizioni publik i Kosovës, Veseli është zotuar se pesë persona me nevoja të veçanta do të punësohen në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com