Insajderi
Lajme

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti po demonizojnë UÇK-në

Insajderi
05 September 2025 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti po demonizojnë UÇK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve nga një prokuror i Gjykatës së Hagës.

Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Behrami ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për heshtjen e tij përballë zhvillimeve në këtë gjykatë.

Sipas tij, Kurti dhe Gjykata Speciale janë duke e ndjekur të njëjtin qëllim – atë të demonizimit dhe kriminalizimit të UÇK-së dhe krerëve të saj.

“Atë çfarë nuk mund t’ua bëjë Gjykata Speciale në Kosovë krerëve të UÇK-së, ua bën Albin Kurti. Atë çfarë Albin Kurti nuk mund t’ua bëjë krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, ua bën Gjykata Speciale. Gjykata Speciale dhe Albin Kurti janë vetëm zëvendësim i njëri-tjetrit në përpjekje për të demonizuar dhe kriminalizuar UÇK-në dhe krerët e saj”, ka shkruar Behrami.

Ai shtoi se pavarësisht sfidave, ish-krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë.

“Por, ashtu siç i kanë fituar të gjitha betejat deri më sot, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të shumëfishtë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark