Banorët e rrugës “27 Nëntori”, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë janë shprehur të shqetësuar dhe të frikësuar për sigurinë e tyre për shkak të numrit të madh të qenve endacakë që lëvizin lirshëm në këtë zonë.
Njëri nga qytetarët e kësaj zone i është drejtuar redaksisë së Insajderit, ku ka deklaruar: Nuk po guxojmë me dal prej shtëpisë. Jemi në hall prej qenve. Është bërë e pamundur të ecim lirshëm, sidomos në orët e hershme të mëngjesit apo në mbrëmje. Fëmijët nuk mund t’i dërgojmë as në shkollë pa shoqërim.
Ai ka kërkuar që kryetari i Komunës të ndërhyjë me urgjencë, duke marrë masa konkrete për të menaxhuar problemin e qenve endacakë që po paraqesin rrezik real për qytetarët.
“Kanë me na qky nëse vazhdon kështu. Kjo është e papranueshme. Kërkojmë që të bon diçka komuna. Mos të presin të ndodhë ndonjë fatkeqësi”, thuhet më tej në ankesën e dërguar.