Foda optimist për Suedinë: Po përmirësojmë nga humbja ndaj Zvicrës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Foda optimist për Suedinë: Po përmirësojmë nga humbja ndaj Zvicrës

    Insajderi
    07 September 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencën zyrtare për media para ndeshjes ndaj Suedisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u shpreh i bindur se skuadra do të ketë një paraqitje të mirë kundër Suedisë, duke thënë se janë nxjerrë mësime nga humbja ndaj Zvicrës.

    “Kemi qenë të vetëdijshëm që Zvicra ka një ekip shumë të fortë. Nuk përmbyllet gjithçka me një lojë. Në pjesën e dytë kemi treguar një lojë pak më të mirë. Dje i kemi analizuar gabimet në thelb veç e veç kundër Zvicrës. Tani jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të bëjmë një ndeshje të mirë”, deklaroi Foda.

    Kosova do të përballet me Suedinë nesër (e hënë), nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark