Insajderi
Botë

Trump gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë

Insajderi
07 September 2025 - 19:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump gati për fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të dielën se është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve ndaj Rusisë, komente që sugjerojnë se ai është më afër shtimit të sanksioneve kundër Moskës ose blerësve të saj të naftës, për shkak të frustrimit nga lufta në Ukrainë.

Trump e ka kërcënuar vazhdimisht Moskën me sanksione të mëtejshme, por i ka pezulluar ato ndërsa ndiqte bisedimet. Deklaratat e fundit shfaqin një qëndrim gjithnjë e më agresiv, por Trump nuk tha se ishte i përkushtuar ndaj një vendimi të tillë ose çfarë mund të përfshijë një fazë e tillë e dytë.

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, Trump u përgjigj: “Po, jam”.

Trump është frustruar nga pamundësia e tij për të ndaluar luftimet në Ukrainë, pasi fillimisht parashikoi se do të ishte në gjendje ta përfundonte luftën shpejt kur mori detyrën në janar, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark