Stadiumi “Fadil Vokrri” plot sonte, Kosova përballet me Suedinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Stadiumi “Fadil Vokrri” plot sonte, Kosova përballet me Suedinë

    Insajderi
    08 September 2025 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte, me fillim nga ora 20:45, Kosova do të zhvillojë përballjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror kundër Suedisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

    Interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm, pasi të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur në përkrahje të përfaqësueses dardane.

    Kosova hyn në këtë ndeshje pas humbjes së thellë 4:0 ndaj Zvicrës, ndërsa Suedia pas një barazimi në shtëpi ndaj Sllovenisë. Lojtari i 12-të, tifozeria e zjarrtë kosovare, pritet të luajë një rol vendimtar në motivimin e ekipit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark